Tayna publikon një “Freestyle”, nuk mungojnë kunjat për “kundërshtarët” (VIDEO)

0
268

Rep artistja Tayna vazhdon të mbetet ndër emrat më të kërkuar në diskografinë shqiptare falë përkushtimit të saj ndaj muzikës që krijon dhe projekteve të reja, të cilat i publikon në goxha intervale të shkurtra kohore.

Gjatë ditës së sotme, Tayna, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala, ka publikuar një këngë të re të tipit “Freestyle”, njofton Klankosova.tv.

Që në minutat e parë të publikimit, “Freestyle” i Taynas ka nisur të marrë qindra komente, ku e përgëzonin artisten për interpretimin dhe shkrimin e repturave.

Sigurisht, nuk kishin si të mungonin edhe disa kunja për kolegët e saj, sidomos atyre nga bota e muzikës rep – për detaje të tjera, dëgjojeni vet këtë prurje të re artistike nga Tayna.

Leave a Reply