Szczesny drejt largimit nga Juventusi, gati të ribashkohet me Ronaldon

0
121

Wojciech Szczesny së shpejti mund të largohet nga Juventusi. Zërat për një lamtumirë të afërt me “Zonjën e Vjetër” gjejnë gjithnjë e më shumë konfirmim me kalimin e orëve.

Në gjurmët e portierit polak është, siç dihet, Al-Nassr i Cristiano Ronaldos, me portugezin që është gati për ta përqafuar sërish në Arabinë Saudite.

Al-Nassr ka vënë në tryezë një marrëveshje të pasur dyvjeçare për Szczesny-n, që është i lidhur me Juventusin me një kontratë që skadon brenda një viti.

Vetë Szczesny tërhiqet nga ideja për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Siç raportohet nga Fabrizio Romano, lojtari është i hapur për një transferim tek Al-Nassr. Shkurtimisht, shanset që marrëveshja të realizohet janë konkrete.

Një transferim që do të realizohej bashkë me zbarkimin në Torino të Michele Di Gregorios, për të cilin mungon vetëm nënshkrimi zyrtar nga Monza.

Portieri i shkollës së Interit është i destinuar të marrë një fanellë bardhezi: aty ku mund të mos mbetet as Mattia Perin, i tërhequr nga roli i titullarit në një klub tjetër./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here