Byroja Kosovare e Sigurimeve tenton të zgjedh drejtorin e saj me konkurs të fshehtë nuk përfill rekomandimet e BQK-së

0
175

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Shefik Gerbovci, duket se nuk po respekton rekomandimin e BQK-së për konkurs publik për drejtor të BKS-së.

Sipas Burimeve të KosovaNews Banka Qendrore e Kosovës i ka rekomanduar ushtruesit të detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Shefik Gerbovci për të shpallur konkurs publik për zgjedhjen e drejtorit të BKS, mirëpo si dukete këtë rekomandim nuk është duke e përfillur u.d. Shefik Gerbovci.

Burime nga BQK-ja thonë se ai nuk e ka respektuar rekomandimin e BQK-së dhe është rrugës që të favorizojë persona të caktuar duke bërë procedura të fshehta dhe jo bazuar në rekomandimin që i ka dhënë Banka Qendrore për konkurs publik dhe transparencë.

KosovaNews  ka dërguar pyetje në adresë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve(BKS) për t’i pyetur se çfarë procedura janë duke ndjekur për përzdhedhjen e drejtorit të ri mirëpo deri më tani nuk kemi marrë përgjigje nga institucioni në fjalë./Kosova News/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here