Adixhiku për Blair: Një mik i madh i Kosovës, një hero i historisë sonë

0
50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, të cilin e ka quajtur figurë qenësore e lirisë sonë.

Abdixhiu, përmes një postimi në Facebook, thotë se Blair është një udhëheqës që në betejën e madhe të së mirës kundër së ligës, zgjedhin veprimin e drejtë.

“Një mik i madh i Kosovës; një hero i historisë sonë.

Një figurë qenësore e lirisë sonë! Për këtë ai ka siguruar përjetësinë mes nesh.

Takimi me të, ishte sa i veçantë aq dhe rikujtues se sa me fat ishim në orët tona më të rënda! Sir Anthony Charles Lynton Blair, Tony Blair, Të faleminderit!”, ka shkruar kreu i LDK-së. /Telegrafi/

Leave a Reply