Super talenti i karatesë nga Prizreni, Aulon Nuridini, rrëmben medaljen e artë në Kroaci

0
381

Në Poreq të Kroacisë është zhvilluar gara “Kupa e botës” në sportin e karatesë.

Në mesin e shumë sportistëve, në këtë garë ka marrë pjesë edhe Aulon Nuridini nga Prizreni, i cili është duke e përfaqësuar Kosovën, dhe pas disa përballjeve ka arritur që ta zë vendin e parë në kategorinë e tij.

Nën menaxhimin e trajneres, Elona Kolgeci, Auloni pritet që nga Kroacia të kthehet me medaljen e artë./04 Online

Leave a Reply