Suharekë, kanosi nënën e tij e theu orendi shtëpiake, të arrestuarit i gjendet drogë në dhomë

0
259

Një rast i kanosjes është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti  ka kanosur viktimën nënën e tij, ku edhe ka thyer disa orendi shtëpiake.

I dyshuari dyshohet se ka probleme psiqike dhe është përdorues i substancave narkotike.

Gjatë kontrollit në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 130 gr substanca narkotike e llojit marihuanë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:20 në Suharekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë dhe ndalohet në mbajtje për 48 orë.

Suharekë  29.06.2022-15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti  ka kanosur viktimën nënën e tij, ku edhe ka thyer disa orendi shtëpiake. I dyshuari dyshohet seka probleme psiqike dhe është përdorues i substancave narkotike. Gjatë kontrolli në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 130 gr substanca narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë dhe ndalohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së./SO

Leave a Reply