Në rrugën “Ardian Zurnagjiu” është raportuar se janë sulmuar fizikisht disa zyrtarë të KEDS-it.
Zyrtarët e KEDS-it ishin duke kryer punën e tyrë në ç’kyçje të konsumatorëve kur janë sulmuar.
“Rr. Ardian Zurnagjiu, Prizren 18.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht zyrtarët e KEDS-it derisa ishin duke kryer punën e tyre në ç’ kyçje të konsumatorëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online