Një rast i kanosjes është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur kanë kanosur atë përmes telefonit.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 16:45 në Suharekë.
Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“KANOSJE / Suharekë 28.02.2022 – 16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të pa njohur kanë përmes telefonit ndaj tij e kan kryer veprën e lartëcekur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.