“Street Party Prishtina”, edicioni i 3-të po vjen!

0
399
Street Party Prishtina, çdo vit vjen në kryeqytet për me ja kthy energjinë dhe gjallninë rrugëve me shumë muzikë, shoqni e dashni për kryeqytetin! Street Party Prishtina, nuk është veç një ndejë – është një kauzë e cila bon bashkë qytetarët, artistat, muzik-dashësit, inovatorët dhe krejt ata që kanë qef me e pa Prishtinën t’gjallë e t’lumtun!
Për 10 orë pa ndalë, Street Party Prishtina ka me ofru muzikën ma të mirë House, Jazz, Funky nga artistë vendor, rajonal dhe ndërkombëtar! E nën tingujt e muzikës, krejt të pranishmit munden me shiju aktivitete artistike dhe inovatore gjatë kësaj dite.
Na ndiqni për me kuptu super Lineup që e kemi bo gati për këtë vit!Edicioni i tretë, mbahet me 10 korrik 2022, nga 13:00 – 23:00, në rrugën “Fehmi Agani” – Kafet e Vogla. Hyrja falas!Ky event organizohet nga NXT LVL Events Entertainment, nën patronatin e Komunës së Prishtinës, dhe përkrahet nga lokalet e Kafeve të Vogla.
A jeni gati?

Leave a Reply