Një person i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar është arrestuar në Suharekë.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar një zyrtar policor i cili ishte duke u marrë me një rast aksident trafiku, shkruan 04 Online.
“Suharekë 25.09.2024 – 23:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në gjendje të dehur, kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa zyrtari policor ishte duke u marrë me një rast aksident trafiku. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online