Suharekë, arrestohet i dyshuari që i shkoi ish-nuses së djalit në shtëpinë e burrit aktual

0
338
Foto: Ilustrim

Ditë më parë Policia e Kosovës kishte raportuar për një rast të kanosjes që ka ndodhur në Suharekë, ku një person dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e djalit të tij, të cilës i ka nxjerrë telashe me familjen e të fejuarit të saj të ri.

I dyshuari nuk ishte arrestuar menjëherë pas denoncimit të rastit, mirëpo pas veprimeve hetimore është siguruar prezenca e tij për intervistim në stacion policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari ka pranuar që ka shkuar në shtëpinë e familjes së të fejuarit të ri të ish-resë së vet, por ka mohuar të ketë kërcënuar ata.

Sipas tij, i gjithë qëllimi i tij ka qenë që të marrë stolitë e arit të ish-nuses së djalit e për të cilat pretendon se i ishin bërë dhuratë nga familjarët e tij.

Burimet nga Prokuroria thonë se një  26-vjeçare e ka denoncuar ish-vjehrrin e saj për kanosje.

Sipas informacioneve të para, babai i ish burrit të saj, B.B., ka shkuar në shtëpinë e të fejuarit të 26-vjeçares, ku është takuar me vjehrrin e saj, me ç’rast ia ka thënë disa fjalë për të, duke përmendur edhe periudhën kur viktima me djalin e tij kanë qenë të martuar.  

I dyshuari i ka thënë vjehrrit të ish-nuses se “po merrni një vajzë që ka qenë me djalin tim, i kemi ble ari 10 mijë euro”, e po ashtu edhe fjalë të tjera, që e kanë shqetësuar viktimën në masë të madhe.

Përballë kësaj situate, ajo e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar atë se çka kishte ndodhur. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar rasti si “Kanosje”.

Leave a Reply