Shkëmbim i bujshëm në horizont? Xabi Alonso synon Fermín López te Chelsea dhe mund të ofrojë Estevaon

0
25

Chelsea po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje të pazakontë me Barcelonën për të transferuar mesfushorin Fermín López, me trajnerin Xabi Alonso që e sheh atë si përforcim të rëndësishëm për skuadrën londineze.

Për të zhbllokuar bisedimet, klubi anglez mund të fusë në lojë anësorin brazilian Estevao Willian, i cili ka humbur hapësirat e pritura në Londër pas ardhjes së Alonsos dhe mund të bëhet pjesë e një shkëmbimi të mundshëm.

Megjithatë, operacioni has vështirësi të mëdha, pasi trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e konsideron Fermínin një pikë kyçe për shkak të intensitetit, presionit dhe depërtimit nga linja e dytë, ndërsa spanjolli ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2031.

Përveç vlerës së mesfushorit në planet e Flickut, Barcelona tashmë ka Lamine Yamalin në krahun e djathtë, ndaj çdo lëvizje mbetet për momentin vetëm në kuadrin e spekulimeve të merkatos./04 Online/