Vranësira, reshje bore dhe temperatura deri në -5°C: Ja parashikimi i motit për ditën e sotme

0
35

E diela e 29 nëntorit sjell mot kryesisht të vranët dhe të shoqëruar me reshje bore në vend, duke krijuar kushte dimërore në të gjithë territorin.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vlerat minimale të temperaturave do të zbresin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të luhaten mes 1 dhe 3 gradë Celsius. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë.

Për shkak të reshjeve të borës dhe mundësisë së shfaqjes së ngricave, pjesëmarrësit në trafik këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor./04 Online/