Deportivo Alavesi ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”, duke shkaktuar befasi të madhe në kampionat dhe duke ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Pas përfundimit të takimit, klubi bask nuk i kurseu ngacmimet ndaj gjigantit madrilen, duke publikuar mesazhe ironike që shpejt u bënë virale mes tifozëve të futbollit spanjoll.
Humbja në shtëpi e vendos Real Madridin nën presion të shtuar në garën për kreun e tabelës, ndërsa fitorja në kryeqytet mbetet një nga sukseset më të rëndësishme të sezonit për Alavesin./04 Online/















































