Stresi dhe Kejsi rikthehen së bashku sërish

0
51

Pas thashethemeve të shumta në rrjetet sociale, është bërë zyrtare: reperi i njohur Stresi dhe ish-partnerja e tij Kejsi janë ribashkuar si çift, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi u konfirmua përmes një fotosesioni ekskluziv dhe interviste për revistën “Who”, ku çifti u shfaq i buzëqeshur, i afërt dhe plot dashuri. Në rrëfimin e tyre, ata thanë se një shans i dytë dhe reflektimi i thellë i ka bërë të kuptojnë rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin.

Pas disa vitesh ndarje, ata kanë vendosur të lënë pas të kaluarën dhe t’i japin edhe një mundësi ndjenjës së tyre.

Në një postim emocional në InstaStory, Stresi u shpreh:

“Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz që kanë qenë shumë të dashuruar ndahen dhe kalojnë vite pa u parë, por ndonjëherë mjafton një moment dhe gjithçka ndryshon. Respektojeni partnerin tuaj, duajeni me sinqeritet dhe mos e ulni kurrë, as gjatë lidhjes e as pas ndarjes. Lini gjithmonë një derë hapur… sepse kurrë nuk i dihet. Never say never”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here