Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Kafesë

0
93

Dita e parë e muajit tetor, shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafesë dhe adhuruesit e saj në mbarë botën mblidhen të nderojnë pijen e tyre të preferuar e cila përshkon të gjitha kulturat dhe promovon unitet.

Organizata Ndërkombëtare e Kafesë ka shkruar se është më rëndësi të festohet diveristeti, kualiteti dhe pasioni ndërmjet adhuruesve të kafesë. Kjo gjithashtu është edhe një mundësi për të treguar dashurinë që kanë ndaj kafesë dhe mbështetjen e miliona fermerëve që merren me kultivimin e saj, shkruan Times of India.

Shumë vende të botës festojnë ditën e tyre të kafesë në data të ndryshme përgjatë vitit. Në muajin mars të vitit 2014, shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë janë pajtuar ta organizojnë Ditën e Kafesë me 1 tetor në mënyrë që të krijojnë një ditë feste për adhuruesit e pijes së famshme në mbarë botën.

Dita ndërkombëtare e kafesë shërben për disa qëllime:

Ndikimin kulturor pasi që nga ceremonitë tradicionale të Etiopisë e deri te kafetë e Parisit, kafeja është integruar në shumë kultura përmes jetës së përditshme.

Ndikimi Ekonomik: Industria e kafesë ka domethënie në mbarë botën, duke siguruar punësim për miliona njerëz. Organizata Ndërkombëtare e Kafesë avokon për tregti të ndershme dhe burime etike, duke u siguruar që prodhuesit të marrin kompensim për punën e tyre.

Rritja e vetëdijes për çështjet e ambientit: Kjo ditë rrit vetëdijen për sfidat ambientale me të cilat përballen prodhuesit e kafesë në mbarë botën, të tilla si ndryshimet klimatike dhe shpyllëzimi. Kjo ditë promovon përkushtim dhe qëndrueshmëri dhe praktika të barabarta brenda industrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here