Sot deri në 35°C

0
75

E diela pritet të sjellë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme në vend.

Sipas parashikimit, gjatë orëve të pasdites, veçanërisht në zonat malore, vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara, kryesisht në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 10 deri në 37 km/h, shkruan 04 Online.

Temperaturat do të shënojnë një ulje të lehtë. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 18 deri në 20°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 30 deri në 35°C.

Në përgjithësi, dita do të karakterizohet nga mot i ngrohtë, me intervale me diell dhe mundësi për reshje të izoluara në disa zona gjatë pasdites./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here