Kosova sot pritet të përfshihet nga mot kryesisht me diell, por gjatë ditës do të ketë edhe vranësira të çrregullta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në disa zona mund të ketë edhe reshje lokale gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 33°C, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 8 m/s.
Në përgjithësi, dita pritet të jetë e ngrohtë, me intervale me diell dhe mundësi për reshje lokale në disa pjesë të vendit./04 Online/














































