Mourinho vendos për Endrickun: Braziliani nuk largohet nga Real Madridi

0
79

José Mourinho ka bërë të qartë se Endrick do të qëndrojë te Real Madridi edhe këtë sezon, duke i dhënë fund spekulimeve për një huazim apo transferim të sulmuesit brazilian.

20-vjeçari kishte tërhequr interesimin e disa klubeve, mes tyre Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Aston Villa, por Mourinho ka insistuar se dëshiron ta mbajë në skuadër, shkruan 04 Online.

“Nuk kam dashur ta huazoj apo ta shes, sepse më pëlqen shumë të punoj me këtë lojtar të ri. Ka talent të madh”, deklaroi trajneri portugez.

Endrick aktualisht po rikuperohet nga një shqetësim në tendin, i cili sipas Mourinhos nuk është serioz dhe më shumë kërkon kujdes parandalues.

Trajneri i Real Madridit ka konfirmuar gjithashtu se skuadra është e kompletuar dhe nuk pret afrime të tjera në ditët e fundit të merkatos.

Kështu, Endrick mbetet pjesë e projektit të Mourinhos në Madrid, pavarësisht interesimit nga klubet e Premier League./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here