Sot deri në 33°C

0
88

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës mund të ketë vranësira të pakta dhe lokale, kryesisht në zonat malore.

Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje gjatë ditës. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 33°C, shkruan04 Online.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 8 deri në 29 km/h.

Në përgjithësi, dita pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, me shumë intervale me diell dhe temperatura të larta gjatë orëve të mesditës./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here