Sot deri në 29 gradë Celsius

0
51

Sot Kosova do të përfshihet nga mot i ngrohtë gjatë ditës, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Në orët e pasdites, vetëm në disa zona, kryesisht ato malore, mund të paraqiten reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima. Në mbrëmje, këto reshje mund të shtrihen në më shumë rajone të vendit.

Temperaturat do të sillen nga 12 gradë Celsius në mëngjes deri në 29 gradë Celsius gjatë ditës. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me intensitet prej 12 deri në 31 kilometra në orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here