Simptomat e tumorit të trurit, 10 shenja të pazakonta që mund të shfaqen në sy dhe fytyrë

0
309

Tumori i trurit është një gjendje që karakterizohet nga rritja e pazakontë e qelizave në tru ose afër tij.

Ka kryesisht dy lloje kanceresh, malinje (kanceroze) ose beninje (jo kanceroze). Kur bëhet fjalë për tumoret e trurit, duhet ditur se pavarësisht nëse këto qeliza janë kancerogjene apo jo, formacionet e tumorit në tru mund të kenë një ndikim të rëndë në mënyrën se si funksionon truri juaj (kjo ndodh veçanërisht kur këto tumore rriten mjaftueshëm për të shtypur indet).

Sipas studimeve, ekzistojnë mbi 150 lloje të ndryshme të tumoreve të trurit. Ndërsa disa mund të formohen brenda trurit, disa nga këto tumore mund të formohen gjithashtu në palcën kurrizore ose në kolonën tuaj.

Tumori i trurit: A jeni në rrezik?

Kush rrezikohet nga një tumor në tru? Për të kuptuar shenjat dhe simptomat, le të hedhim një vështrim nga afër se kush është në rrezik të zhvillimit të tumoreve të trurit. Ndërsa rritemi, rreziku ynë për të zhvilluar shumicën e kancereve, duke përfshirë tumoret e trurit, rritet. Rreziku i tumoreve të trurit është më i madh tek ata të moshës ndërmjet 85 dhe 89 vjet”.

Sipas studiuesve, tumoret e trurit zhvillohen kur disa gjene në kromozomet e një qelize dëmtohen për shkaqe të brendshme ose të jashtme, duke çuar në një reduktim të qartë të aftësisë së tyre për të funksionuar siç duhet.

ADN-ja e pranishme në kromozome i udhëheq qelizat e trupit të rriten, të ndahen ose të shumohen. Kur ndryshon ADN-ja e kësaj qelize të trurit, ajo u jep qelizave të trurit një sërë udhëzimesh të reja, ku trupi fillon të zhvillojë qeliza anormale të trurit që rriten dhe shumohen më shpejt se normalja dhe ndonjëherë jetojnë më gjatë se normalja. Kur kjo ndodh, turma gjithnjë në rritje e qelizave anormale zë hapësirën në trurin tuaj.

Faktorë të tjerë rreziku për tumoret e trurit përfshijnë:

-Ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara

-Dieta dhe faktorët e stilit të jetesës (Një dietë e pasur me yndyra të ngopura dhe me pak fruta dhe perime mund të rrisë rrezikun e tumoreve të trurit.

Simptoma të pazakonta të tumorit të trurit në fytyrë dhe sy

-Pamje e paqartë ose e dyfishtë

-Fusha e kufizuar e shikimit, humbja e shikimit periferik

-Probleme me shikimin lart ose me kontrollin e lëvizjeve të syve

-Lëvizje jonormale të syve si dridhje e syve

Simptomat e tumoreve të trurit që mund të dallohen në fytyrë:

-Vështirësi në gëlltitje

-Dobësi në fytyrë

-Mpirje e fytyrës

-Shikim i dyfishtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here