Zbuloni rreziqet që sjell vapa te njerëzit me sëmundje të zemrës

0
321

Vendi është i gjithë tashmë nën efektin e stinës së verës dhe temperaturave përvëluese. Këto temperatura janë më të rrezikshme sidomos për fëmijët dhe moshat e thyera.

Vapa e madhe është gjithashtu tepër e rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Kur temperaturat janë të larta nxehtësia në trup kalon nga zonat e ngrohta tek ato më të ftohta. bPër sa kohë ajri përreth është më i ftohtë se trupi, organizmi rrezaton nxehtësi në ajër. Ky rrezatim ndalon që në momentin kur temperatura e ajrit i përafrohet asaj të trupit. Kjo e bën zemrën të rrahë më shpejtë dhe të pompojë më shumë gjak.

Në një ditë të nxehtë, zemra qarkullon dy ose katër herë më shumë gjak në minutë se në një ditë të freskët. Në një ditë pa lagështi, avullimi i djersës e freskon ndjeshëm të gjithë gjakun. Por kur lagështia rritet në mbi 75%, avullimi i djersës bëhet tepër i vështirë. Kjo rrit presionin në sistemin kardiovaskular. Djersa merr më shumë nxehtësi nga trupi, bashkë me shumë minerale të dobishme për nervat, muskujt dhe ekuilibrat e lëngjeve. Kjo e detyron trupin të çlirojë më shumë hormone të cilat e ndihmojnë organizmin të mbajë më shumë ujë dhe të minimizojë humbjen e mineraleve.

Njerëzit e shëndetshëm arrijnë të kenë një tolerancë më të lartë ndaj ndryshimeve të temperaturave. Njerëzit që kanë probleme me zemrën kanë një organizëm më të stresuar dhe rrjedhimisht goditen më fort nga vapa. Zemra tek njerëzit që kanë pësuar një atak e ka më të vështirë të pompojë mjaftueshëm gjak për t’u përballur me vapën. Enët e bllokuara të gjakut si pasojë e kolesterolit kanë një qarkullim të dobët të gjakut në lëkurë. Ishemia, Parkinsoni, Alzheimeri, Diabeti e të tjerë ndikojnë negativisht në reagimin e trurit ndaj dehidratimit. Kësisoj, truri nuk arrin të dërgojë sinjalet e etjes dhe trupi vuan pasojat.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që kryejnë aktivitet fizik, ta bëjnë atë në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë. Në pikun e vapës, sigurohuni që të qëndroni në një ambient me ajër të kondicionuar, të bëni banjë ose të vendosni kompresa të ftohta nën sqetulla. Në ditët e nxehta sigurohuni që të pini ujë çdo një orë. Mos pini lëngje të gazuara, me sheqer, alkol ose kafeinë të cilat përkeqësojnë dehidratimin dhe përpiquni të qëndroni sa më gjatë në hije.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here