Declan Rice për 100 milionë stërlina bëhet “Topçi”, ik nga West Hami

0
126

Presidenti i West Hamit, David Sullivan, ka konfirmuar se Declan Rice “duhet” të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me fituesit e freskët të Coference League.

24-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me Hammers, por është e qartë se finalja e Pragës ka qenë e fundit nën drejtimin e Moyes.

Duke folur për “talkSPORT”, Sullivan tha:

“Mendoj se duhet të jetë ndeshja e fundit e Rice me West Hamin. Ne i premtuam atij se mund të largohej. Ai ka vendosur të ndjekë një rrugë tjetër. Ne tani duhet të gjejmë një zëvendësues.

Nuk është diçka që ne duam të ndodhë. I ofruam 200,000 stërlina në javë 18 muaj më parë. Ai e hodhi poshtë ofertën. Deri atëherë ka humbur 10 milionë stërlina nga paga që do të merrte. Ai dëshiron të largohet. Nuk mund të mbash me zor një lojtar.”

Arsenali, sikurse njoftojnë mediet në Angli, do të jetë destinacioni i radhës për Declan Rice. “Topçinjtë” janë ndjeshëm favoritë për të siguruar shërbimet e futbollistit të “Tre Luanëve”, pasi janë gati të ofrojnë 100 milionë stërlina për kartonin e tij.

Leave a Reply