Kolla e zakonshme shpesh shfaqet gjatë stinëve të ftohta dhe mund të shoqërohet me irritim apo dhimbje të lehtë në fyt. Megjithatë, në disa raste ajo mund të jetë shenjë e një gjendjeje më serioze, si inflamacioni i mushkërive.
Inflamacioni i mushkërive është gjendje që shkaktohet nga viruset apo bakteret. Është kjo gjendje kur vështirësohet frymëmarrja dhe vjen te qarkullimi i dobët i oksigjenit në gjak.
Është me rëndësi që me kohë ta dalloni se bëhet fjalë për inflamacionin e mushkërive, sepse pasojat mund të janë të kobshme.
Shkaktarët e inflamacionit të mushkërive
Një nga bakteret më të shpeshta që lidhen me këtë gjendje është “Streptococcus pneumoniae”. Infeksioni mund të shkaktohet edhe nga viruse, kërpudha apo parazitë, sidomos kur sistemi imunitar është i dobësuar.
Rreziku për t’u prekur varet nga gjendja shëndetësore, mosha dhe ekspozimi ndaj infeksioneve në mjedis. Më të rrezikuarit janë fëmijët dhe personat mbi 65 vjeç.
“Grup kritik janë ata mbi 65, sepse kjo sëmundje për ta mund të jetë vdekjeprurëse.”
Trajtimi
Në rastet kur diagnostikohet me kohë, inflamacioni i mushkërive mund të trajtohet, zakonisht me pushim dhe terapi mjekësore të përshkruar nga mjeku.
Shërimi inflamacionit të mushkërve, nëse fillon me kohë, nuk është e komplikuar, duhet të pushoni dhe të përdorni antibiotik./04 Online















































