A mund të rriteni më të gjatë brenda një jave? Ja çfarë thotë një eksperiment interesant

0
33

Një eksperiment i realizuar nga Alice Robinson nga Anglia ka ngjallur shumë kuriozitet, pasi ajo pretendon se ka arritur të fitojë rreth 1.5 cm në gjatësi brenda vetëm një jave duke përdorur disa teknika të thjeshta.

Si është e mundur kjo?

Sipas shpjegimeve, ndryshimet e vogla në gjatësi mund të vijnë edhe nga faktorë të përkohshëm si qëndrimi i trupit dhe shtylla kurrizore gjatë ditës dhe natës, shkruan 04 Online.

Duke qëndruar 10 minuta shtrirë në shpinë ju shtoni 5mm gjatësi. Kjo ndodh falë tkurrjes së shpinës gjatë ditës dhe kthimin e formës së saj kur shtriheni.

Megjithatë, specialistët theksojnë se te personat mbi moshën 25 vjeç, ndryshimet reale në rritje janë shumë të kufizuara.

Ndër aktivitetet që përmenden për përmirësimin e qëndrimit dhe fleksibilitetit janë çiklizmi, ushtrimet në shufër, noti, kërcimi, ushtrimi i kobrës dhe lakimet e trupit, të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve dhe përmirësimin e posturës.

Po ashtu, rëndësi të madhe kanë edhe dieta e balancuar dhe gjumi i mjaftueshëm, me konsum të vitaminave dhe mineraleve si kalciumi, hekuri dhe vitamina D.

Duhet të flini në një sipërfaqe të fortë. Më e mira është që të zgjedhni një dyshek dhe jastëk ortopedik.

Në përgjithësi, këto metoda mund të ndihmojnë më shumë në përmirësimin e qëndrimit trupor sesa në rritje reale të gjatësisë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here