Shtiu me armë në ajër në Prizren – Arrestohen dy persona

0
107

Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person në Prizren, i cili ishte kapur në një video duke shtënë me armë zjarri në ajër më 16 prill 2025. I dyshuari, mashkull kosovar, ka pranuar gjatë intervistimit se ka shtënë me armë dhe se më pas ia ka dorëzuar një shokut të tij, raporton 04 Online.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e shokut është gjetur dhe sekuestruar arma e përdorur.

Të dy personat janë arrestuar për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje”, dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren / 01.01.2024 – 00:10. Më 16.04.2025 është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte parë në një video-incizim duke shtënë me armë në ajër. I njëjti gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë dhe armën ia ka dhënë një shokut të tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e shokut të tij mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here