Tri ditë dyer të hapura: Kuvendi mirëpret mërgimtarët

0
26

Kuvendi i Kosovës do të mirëpresë edhe këtë vit bashkatdhetarët që ndodhen në vend, përmes aktivitetit tashmë tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Dyert e institucionit do të jenë të hapura nga sot, 10 gusht, deri më 12 gusht 2026, ndërsa vizitat do të mund të bëhen gjatë intervalit kohor 12:00–16:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit, mërgimtarët do të kenë mundësi që gjatë këtyre tri ditëve të njihen nga afër me hapësirat e institucionit dhe të vizitojnë ambientet e tij.

Këtë vit, aktiviteti po zhvillohet në rrethana të veçanta politike, pasi Kuvendi ende nuk është konstituuar dhe si pasojë nuk është funksionalizuar në tërësi.

Megjithatë, kjo situatë nuk e ka penguar mbajtjen e aktivitetit tradicional, me Kuvendin që do t’i presë bashkatdhetarët dhe do t’ua mundësojë vizitën në institucion gjatë ditëve të parapara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here