Shtatë mënyra si të parandaloni lëkurën e thatë gjatë dimrit

0
346

Kur themi këtë kemi parasysh lëkurën e butë, të shëndetshme e plot shkëlqim.

E meqë jemi në stinën e dimrit, nevoja për të parandaluar çdo lloj acarimi në lëkurë është më shumë se kurrë prezente.

Duarve, fytyrës apo skalpit të thatë, mund ti gjeni një kurë fare të thjeshtë edhe gjatë stinëve të ftohta.

Mjafton të jini pak të kujdesshëm gjatë përditshmërisë tuaj në mënyrë që lëkura juaj t’ju falënderojë.

Në këtë artikull ju tregojmë mënyrën e saktë të parandalimit të këtyre episodeve të pakëndshme me lëkurën gjatë dimrit.

Ndiqini ato hap pas hapi të shpjeguara si më poshtë.

Mbulohuni sa më shumë

Nuk është një lajm i ri që në dimër duhet të vishesh sa më trashë e me rroba sa më të ngrohta.

Gjithsesi ekspertët dermatologë e theksojnë shumë këtë pasi, ajri i ftohtë e i thatë i dimrit arrin ta thajë edhe lëkurën.

Ekspertët thonë se, gjatë dimrit lëkurën arrin të humbasë rreth 25% të elasticitetit natyral të saj.

Duke e bërë kështu të ndihet më e thatë e për pasojë të çahet dhe lëkura të bjerë.

Kështu mbuloni duart, po ashtu fytyrën apo kokën sa më shumë nga i ftohti i acartë.

Ajri brenda shtëpisë

Gjatë dimrit në shtëpi apo në ambiente të mbyllura ndezja e pajisjeve ngrohëse, zjarrit apo sobave me dru është diçka normale.

Nevoja për të qëndruar ngrohtë është një domosdoshmëri, por edhe me këtë nuk duhet ta teproni.

Nëse jeni nga ata persona që kaloni shumë kohë në ambiente të mbyllura, kini parasysh që të ajrosni shtëpinë apo dhomën herë pas here.

Në këtë mënyrë ajri nuk do të thahet dhe rëndohet më shumë se sa duhet dhe lëkura juaj do të jetë gjithnjë plot shëndet.

Dushet  e nxehta

Një dush i nxehtë është gjithçka që ju duhet për të kaluar të ftohtin, por kjo nuk është zgjidhja ideale për lëkurën.

Kur lëkura është në kontakt të vazhdueshëm me ujin e nxehtë e gjithë yndyra e shëndetshme që ndodhet në sipërfaqen e saj përthahet.

Mundohuni ti limitoni dushet në jo më shumë se 10 minuta, duke bërë kujdes me sfungjerët e ashpër për lëkurën.

Në këtë mënyrë do të evitoni çdo dëm ndaj lëkurës tuaj.

Pra në dimër, përdorni ujë të vakët, bëni dushe të shkurtër dhe thajeni lëkurën me kujdes.

Kremrat zbutës

Është shumë  e rëndësishme të mbroni lëkurën në çdo stinë të vitit.

E teksa temperaturat janë në ekstremitete, sërish ju duhet shumë ujë dhe shumë kremra mbrojtës për të përballuar të ftohtin.

Përdorni gjithnjë kremra hidratues dhe mbrojtës, kryesisht për fytyrën dhe duart.

Pasi këto dy pjesë janë edhe më të ekspozuarat ndaj të ftohtit.

Vendosini disa minuta pasi të keni bërë dush apo kur të ndjeni se lëkura është më e thatë se zakonisht.

Qëndroni të hidratuar

Megjithëse gjatë dimrit tendenca është që të mos pini aq shumë ujë sa në verë edhe në këtë rast uji është i domosdoshëm.

Edhe pse jashtë mund të jetë ftohtë trupi dehidratohet njëjtë edhe në dimër.

Sidomos nëse qëndroni gjatë brenda ambiente të mbyllura ë shumë të ngrohta.

Mos harroni të pini ujë dhe lëkura juaj do t’ju falënderojë

Kujdes me veshjet

Veshjet shumë të leshta apo me material jo të mira si akriliku, mund të acarojnë lëkurën dhe ta bëjnë atë të duket më e thatë.

Nëse vuani nga tharja e lëkurës është më mirë që të drejtoheni nga veshjet 100% pambuk.

Pastrimi i lëkurës

Kini parasysh që të mos përdorni sapunë, shampo apo kremra që kanë veprim të thellë pastrues e të ashpër për lëkurën.

Në mënyrë që të mos eliminoni yndyrën e shëndetshme që trupit i duhet për të qëndruar i hidratuar./agroweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here