ShSKUK furnizohet me ilaçin Remdesivir

0
274

Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar sot Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universtiar të Kosovës me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga COVID-19.

“Kjo është hera e parë që ShSKUK furnizohet me Remdesivir që nga fillimi i Pandemisë Covid-19, në Kosovë. Nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë më këtë ilaç”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Tutje u theksua se Ministria e Shëndetësisë ka liferuar 7 mijë e 920 njësi Remdesivir që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së.

Leave a Reply