Shqipëria e kërkon këndelljen sonte në Gjeorgji

0
110

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sonte në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit 1 në Ligën B.

Kuqezinjtë vijnë nga humbja prej Republikës Çeke, të cilën e pësuan të premten.

Kjo njëherësh ishte humbja e dytë radhazi të përzgjedhur e selektorit Sylvinho, shkruan “Gazeta Express”.

Aktualisht, “Shqiponjat” gjenden në vendin e tretë me 3 pikë të grumbulluara nga 3 ndeshje të zhvilluara.

E sonte, ata i pret një sfidë mjaft e vështirë.

Shqipëria do ta vizitojë Gjeorgjinë, e cila fitoi në Tiranë në muajin e kaluar.

Gjeorgjianët janë në formë optimale dhe shihen si favoritë të lehtë në shtëpi sonte.

Sidoqoftë, për Kuqezinjtë kjo do të jetë ndeshja vendimtare për ta vazhduar synimin për ta kapur vendin e parë.

Andaj, për ta më nuk ka pardon pasi çdo rezultat tjetër pos fitores s’do t’ju kryente punë atyre.

Duhet pranuar se Shqipëria në këtë kampanjë të Ligës së Kombeve nuk është më ajo e kualifikimeve të kaluara dhe e Euro 2024, pasi rënia e tyre është e dukshme.

Mirëpo, trajneri Sylvinho po mundohet t’ua mbajë lart moralin lojtarëve pasi synim i radhës i Shqipërisë është kualifikimi në Botërorin 2026.

Ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë do të nisë në orën 18:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here