Kryetarët e partive politike janë deklaruar pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku VV doli parti fituese, PDK e dyta, LDK e treta dhe AAK e katërta.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, mbajti fjalim në sheshin “Skënderbeu”, prej ku e ka shpallur fitoren në zgjedhjet e mbajtura dje
Kurti tha sinjale për bashkëpunim me partitë tjera, ku deklaroi se javët në vijim do të takohet e komunikojë me të gjitha subjektet.
“Në javët në vijim do të komunikojmë dhe bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike”, deklaroi Kurti.
Sa i përket çështjes së Presidentit, Kurti tha se Kosova e ka Presidenten, duke iu referuar ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiut.
“Kosova e ka Presidenten, e ka ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiun. Ajo çka i mungon shtetit nuk është as qeveria e as presidenca e presidenti, Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi. Fatkeqësisht blloku opozitar nuk shkon në punë”, tha Kurti.
Për veten tha se ai është kryeministër i vendit, “herë kryeministër në detyrë, e herë në detyre si kryeministër.
Kurti tha se më pak se shtatë vjet, kjo është fitorja e pestë e VV’së në zgjedhjet parlamentare.
“Ky është edhe një konfirmim i radhës që kjo dekadë është e Qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje. U dëshmua që të gjithë garojnë, shumica votojnë, e ne fitojmë”, ka deklaruar Kurti.
“Jam përjetë mirënjohës për gjithë atë angazhim, punë e përpjekje që keni bërë që VV të vazhdoj me qeverisjen të mbarë e të mirë”.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se, qytetarët treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike, dhe se, në një proces të qetë e dinjitoz, qytetarët dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë.
Tutje, Hamza, ka shtuar se tani është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve.
“Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj. Le të kujdesemi së bashku që çdo votë e qytetarëve të ruhet dhe të mbrohet deri në fund”, ka deklaruar ai.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka thënë se sot Kosova foli qartë, dhe se Republika e Kosovës dëshmoi pjekuri demokratike.
Ai tha se partia e tij ka shënuar rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar në këto zgjedhje
“Nga 13% ka kaluar në 18%, apo në 20 mandate. Kjo rritje që i referohemi është mbështetje për vizionin që kemi nis. Me 20 mandate LDK është e stabilizuar dhe ka një të ardhme të mirë përpara”, tha Abdixhiku.
Ai tha se rezultati është detyrë për ta shtyrë vizonin tuje të bashkimit.
“Prandaj vetëm sa kemi nisur”, tha Abdixhiku.
Ai tha se përpara kishin një aparat të pushtetit.
Abdixhiku tutje tha se humbja e rreth 200 mijë votave nga VV është sinjal që nuk duhet të injorohet.
Ardian Gjini, kryetar i Aleancës ka falënderuar votuesit e AAK’së, duke thënë se qytetarët treguan se e dojnë vendin e vet, edhe pse, ‘’ anë përdor të gjitha mjetet të mundshme për me e kthy rezultatin në favor në pushtetit.
‘’Kemi me punu shumë që vota dhe vullneti i tyre me u respektu., Pavarësisht që kjo garë zgjedhore është mbajt në një teren jo fer politik, ku janë përdor të gjitha mjetet të mundshme për me e kthy rezultatin në favor në pushtetit, prapë se prapë qytetari ka tregu se e kupton ku jemi dhe që e don vendin e vet. Kjo që ne përfaqësojmë, pa tjetër që një ditë ka me fitu, prej nesër mbetet me u pa se si do të jenë rezultatet përfundimtare. Ne e respektojmë rritjen që e kemi pas në këto zgjedhje”, ka thënë ai.















































