Realizoi dygolësh me kombëtaren, “El Matador” kërkohet nga gjysma e Spanjës

0
396

Edinson Cavani ka ende mundësi për të shënuar gola në nivelet më të larta të futbollit. Në moshën 35-vjeçare, uruguaiani është pa ekip pas përfundimit të kontratës me Manchester United, por ai dëshiron të hedhë një “valle” të fundit në Evropë.

Për ta bërë këtë, ai është i vetëdijshëm se pauza për shkak të ndeshjeve të kombëtare është vendimtare dhe po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë të mundshme. “El Matador” shënoi dygolësh ndaj Meksikës në miqësoren e fituar 3-0 nga përfaqësuesja e tij. Dy gola autentikë “vrasës”, njëri prej tyre nga jashtë zonës dhe tjetri në prekjen e parë brenda zonës.

Gjithçka ka ndodhur në kulmin e zërave për transferimin e tij në Spanjë. Mediet e vendin iberik këmbëngulin se përfaqësuesit e Cavanit janë në bisedime me klube të tilla si Atletico Madrid, Sevilla dhe Villarreal, ekipe të cilave, sipas “El Mundo Deportivos” u shtohet edhe Real Sociedadi./SS

Leave a Reply