Real Madridi nuk heq dorë nga Olise, Bayerni i mbyll derën Perezit

0
45

Real Madridi pritet të shtojë përpjekjet për transferimin e yllit francez Michael Olise, pasi Florentino Pérezi siguroi një tjetër mandat në krye të klubit madrilen. Presidenti i “Los Blancos”, i cili kishte premtuar një tjetër transferim “Galactico”, e sheh futbollistin e Bayern Munichut si objektivin kryesor për repartin ofensiv.

Sipas raportimeve të mediave britanike, drejtuesit madrilenë janë të gatshëm të provojnë një ofertë të madhe për talentin francez, por Bayern Munichu ka reaguar menjëherë duke bërë të qartë se Olise nuk është në shitje.

Legjenda bavareze Karl-Heinz Rummenigge deklaroi se nuk ekziston një çmim që do ta bindte klubin të heqë dorë nga lojtari, ndërsa presidenti Herbert Hainer i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë Florentino Perezit, duke theksuar se Bayerni nuk është klub që shet yjet e tij.

Pavarësisht qëndrimit të fortë të gjermanëve, interesimi i Real Madridit mbetet serioz dhe pritet të shihet nëse kampionët e Spanjës do të insistojnë me një ofertë zyrtare në javët e ardhshme.

Olise aktualisht ndodhet me kombëtaren e Francës, ku po përgatitet për Kupën e Botës, ndërsa trajneri Didier Deschamps ka lënë të kuptohet se e ardhmja e lojtarit do të varet vetëm nga vendimi i tij./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here