Reagon Xhensila pasi Besi zbuloj në këngën e re se fajtore për ndarjen është ajo

0
334

Dje, aktori dhe komediani i njohur Bes Kallaku publikoi një këngë të re që ka nxitur diskutime dhe spekulime në rrjetet sociale.

Në tekstin e kësaj kënge, Besi përshkruan një tradhti që duket se është shkaktare për një ndarje, ku te gjith duket se i kekojne te ia fali Xhensiles por ky ka zgjedhur te mos ia fal.

Fansat kanë spekuluar se kënga është një reflektim i drejtpërdrejtë i marrëdhënies së tyre, duke ngritur pyetje nëse çifti i njohur po kalon vërtet sfida në lidhjen e tyre.

Pak orë pas publikimit të këngës nga Besi, Xhensila reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një Instastory në Instagram, ku ndau një pjesë nga kënga “Ja ku jam” e Alban Skënderajt, shkruan InfoKova.

Ajo publikoi vargjet: “…qendrova vetëm si një shkëmb edhe kur në udhëkryq më lan…”, të cilat janë interpretuar nga fansat si një mesazh i fshehtë dhe një përgjigje ndaj temës së përmendur në këngën e Besit.

Ky reagim ka lënë ndjekësit të mendojnë se mund të ketë një simbolikë të thellë në vargjet e zgjedhura nga Xhensila. Kjo ka rindezur thashethemet për jetën e tyre private, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për situatën.

Ndërkohë, fansat vazhdojnë të ndjekin lëvizjet e çiftit për të parë nëse këto postime janë thjesht artistike apo nëse fshehin një histori personale./InfoKosova/

Shiko videon:

Lojtës Videosh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here