Raportohet për rritje gati 100% të tatimit në pronë, ekonomisti i njohur: E tmerrshme, shumë tinëzare

0
1808
Foto: Ilustrim

Qytetarët e Komunës së Prishtinës po raportojnë për rritje të faturës së tatimit në pronë. Këtë e konfirmon edhe ekonomisti i njohur, Ujkan Bajra.

Ai thotë se ka rritje enorme të bazës tatimore, ku për vitin 2023 është rritur gati 100% më shumë se dy vitet e mëparshme. Madje ai thotë se për këtë nuk pati asnjë njoftim nga institucionet tona, por në një mënyrë shumë tinëzare, raporton Indeksonline.

Bajra vlerëson se me inflacion, është absolutisht anormale që qytetarët të rëndohen edhe më shumë nga rritja e bazës tatimore. “E tmerrshme” thotë ai.

Shkrimi i plotë:

Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është gjeneruar/krijuar nga Ministria e Financave. Për të njëjtat njësi banimi apo truall/pllace, shoh një rritje anormale të bazës tatimore (vlera e vlerësuar e pronës), ku për vitin 2023 është rritur gati 100% më shumë se dy vitet e mëparshme dhe e gjithë kjo pa asnjë njoftim nga institucionet tona, por në një mënyrë shumë tinëzare (në rastin tim: shiko e njëjta pronë nga 76 mijë në 2021 vlerësohet 144 mijë në 2023-100% më shumë). Absurditeti i llojit të vet.

Baza tatimore në tre vitet e fundit:

*2023 – tatimi në pronë 571 euro

*2022 – tatimi në pronë 350 euro

*2021 – tatimi në pronë 304 euro

Kjo është taksa më e pamëshirshme në historinë e re të Kosovës dhe kujdesi për shtresat shoqërore është kthyer në gjueti. Me të njëjtën mirëqenie, me të njëjtat paga, me kufirin e rritur të varfërisë, me normën më të lartë të inflacionit në të gjithë periudhën e pasluftës, është absolutisht anormale që qytetarët të rëndohen edhe më shumë nga rritja e bazës tatimore (vlera e vlerësuar e pronës), rrjedhimisht e tatimit në pronë. E tmerrshme!

Leave a Reply