Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Mal të zi, para gazetarëve ka folur për mos-takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se vizita e tij në Kosovë ishte si vizita e sotme në Mal të Zi e vizita që do ta bëjë në Serbi.
“Unë nuk shkova në Prishtinë për tu martuar me Albinin. S’ndihem i fyer si një dhëndër që nusja s’i doli në takim”.
“Në mënyrën më asbolute s’kam asnjë problem personal e aq më pak problem institucional me kryeministrin e Kosovës. Kam vetëm qëndrime të kundërta me një sitautë të caktuar”, tha Rama, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Rama tha se me Kurtin, situatën aktuale e përjetojnë dhe duan ta trajtojnë në mënyra të ndryshme, teksa shtoi se në Samitin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë, Kurti do të jetë i ftuar.
“Unë e përjetoj si një situatë që duhet trajtojmë së bashku duke u ulur e biseduar, ndërsa Albini do që ta trajtojë pa u ulur dhe pa u takuar”.
“Unë thjeshtë thashë dhe përsëris që në takimin e Tiranës, pavarësisht se cili është qëndrimi i BE-së dhe vendeve të tjera, për Procesin e Berlinit, kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar dhe dua që ne të jemi të gjashtit aty, përtej faktit që mund të mos jetë i ftuar në vende të tjera. Në Tiranë, Albin Kurti është në shtëpinë e vet, madje mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë”, tha Rama, njofton Klankosova.tv.