Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për sot dhe nesër.
Sipas njoftimit të MINT-it, një litër naftë do të shitet me çmimin 1.79 euro, ndërsa benzina do të kushtojë 1.53 euro për litër.
Çmimi i gazit është përcaktuar në 0.62 euro për litër.
Ministria ka bërë të ditur se çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.














































