Skuadra e PSG-së është e gatshme të pranoj ofertën nga Al Hilal, për shitjen e Kylian Mbappes.
Skuadra arabe ditën e sotme ka bërë një ofertë zyrtare prej 300 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e yllit francez, shkruan IndeksOnline.
Mbappe do të përfitoj 700 milionë euro në vit, apo 13.4 milionë euro në javë.
Sipas L’equipe, PSG-ja është e gatshme për ta pranuar këtë ofertë, dhe tani pritet që të arrihet marrëveshja edhe me futbollistin.
Gazetari Fabrizio Romano, raporton se dëshira e 24-vjeçarit është të qëndroj në Evropë, me Real Madridin si skuadra e preferuar. Në anën tjetër, Barcelonaz Chelsea, Manchester United, Inter Milan dhe Tottenham janë klubet e tjera që kanë shfaqur interes për transferimin e Mbappes në javët e fundit.