Pavarësisht regjimit dhe kujdesit tuaj për lëkurën, rrudhat janë një shenjë normale për çdo grua me kalimin e kohës.
Rrudhat poshtë syve, disa të tilla në zonën e qafës, të dekoltesë, por ka edhe rrudha në buzë ose ajo që ndryshe dermatologët e quajnë si linja buzësh. Megjithëse kjo është e pashmangshme me plakjen, ka disa shkaqe pse shfaqen rrudhat në buzë.
Çfarë i shkakton rrudhat në pjesën e sipërmve të buzëve?
Mosha është një nga shkaqet më të dukshme për këtë fenomen. Me kalimin e kohës, lëkura gradualisht prodhon më pak kolagjen dhe elastinë, dy proteina që i japin elasticitet lëkurës. Për rrjedhojë, lëkura bëhet më e hollë dhe rrudhat më të theksuara. Dermatologia Tiina Meder shkon përtej kësaj kur thotë që buzët janë edhe pjesa më aktive e fytyrës, ndaj kjo ka ndikim edhe në procesin e rrudhave. Mendoni pak: ju flisni gjatë gjithë kohës, ushqeheni, buzëqeshni dhe lëkura rrotull buzëve është gjithnjë në lëvizje.
Ekspozimi ndaj diellit është një tjetër shkaktar për rrudhat e buzëve, ndaj kur aplikoni kremin e diellit në fytyrë, sugjerohet që të përdorni dhe një balsam për buzët me SPF. Ndikimi i diellit ka të njëjtin efekt sa pirja e duhanit në çështjen e rrudhave.
Në çfarë moshe shfaqet rrudhat në buzën e sipërme?
Me kalimin e viteve, ato bëhen më të theksuara. Por, zgjedhjet e stilit të jetesës mund të ndikojnë në minimizimin e tyre. Ekspozimi në diell, pirja e duhanit, menopauza janë të gjithë faktorë që çojnë në theksimin më tej të rrudhave. “Në praktikën time, mosha e rrudhave në buzë varion nga 35 deri në 55 vjeç,” thotë dermatologia Naana Boakye. Por, ato mund ta shfaqen edhe pas moshës 50 vjeç, pas menopauzës ose kur është diçka gjenetike edhe në fund të të 20-tave tuaja!