Në Prizren është arrestuar një person nën dyshimin për dhunim në tentativë.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte tentuar me forcë dhe pa dëshirën e të dashurës së tij të kryejë marrëdhënie seksuale.
“Prizren / 30.11.2024 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte tentuar që me forcë dhe pa dëshirën e të dashurës së tij viktimës femër kosovare të kryej marrëdhënie seksuale. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online