Prizren | E rrah ish i dashuri, ajo detyrohet ta denoncojë në Polici

0
237
Foto: Ilustrim

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet, ngacmimet e sulmet ndaj tyre. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një 31-vjeçare e ka denoncuar në Polici ish të dashurin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se viktima e ka denoncuar të dyshuarin i cili nga Gjakova kishte shkuar në Prizren, ku janë takuar e më pas i njëjti e ka sulmuar fizikisht atë, për çka ajo u detyrua që të kërkojë ndihmën e Policisë.

Viktima ka dhënë deklaratën e saj në Polici, ku ka rrëfyer gjithë ngjarjen. Ndërkohë, si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here