Pritet të lëshohet për funksion “CT Simulator” për pacientët në Onkologji

0
601

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Repartin e Radioterapisë të  Klinikës së Onkologjisë, po bëhen përgatitjet e fundit për ta lëshuar në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve apo CT Simulator.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se “CT Simulatori” i ri është dora e fundit e teknologjisë, i cili është blerë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe ka kushtuar 345 mijë e 900 euro.

“Ky sistem identifikon automatikisht trupat e huaj në organizëm dhe bën korrigjimin e kualitetit të imazheve”.

“Gjithashtu, kjo pajisje është komplet automatike, e pajisur me fantom kalbrim dhe përmban protokolle specifike”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Leave a Reply