Presioni i lartë i gjakut: 10 shenja që nuk duhet t’i injoroni

0
232

Presioni i lartë i gjakut: 10 shenja që nuk duhet t’i injoroni.

Një në katër njerëz ka hipertension – ose presion të lartë të gjakut – por pothuajse një e treta e pacientëve as nuk e dinë se e kanë atë.

Kjo është arsyeja pse është qenësore të dini se cilave prej shenjave duhet t’i kushtoni vëmendje, shkruan The Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Ajo që e bën presionin e lartë të gjakut kaq të rrezikshëm është se gjendja potencialisht fatale shpesh nuk ka simptoma të dukshme.

Në fakt, rreth një e treta e njerëzve me hipertension – ose presion të lartë të gjakut – as që e dinë se e kanë atë.

Kjo ka bërë që sëmundja të bëhet e njohur si një “vrasës i heshtur”, pa simptoma derisa gjendja të bëhet e rëndë, transmeton Klankosova.tv.

Mënyra më e mirë për të monitoruar presionin tuaj të gjakut janë kontrollet e rregullta shëndetësore te mjeku ose ndonjëherë njerëzve u jepet një monitor (aparat) për ta mbajtur në shtëpi, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë i gjeni simptomat e presionit të lartë të gjakut:

  • Dhimbje koke të forta
  • Gjakderdhje nga hunda
  • Lodhje ose konfuzion
  • Probleme me shikimin
  • Dhimbje gjoksi
  • Frymëmarrje e vështirë
  • Rrahje të parregullta të zemrës
  • Gjak në urinë
  • Goditje pulsuese në gjoks, qafë ose veshë
  • Konvulsione

Këto simptoma, edhe pse shpesh lidhen me presionin e lartë të gjakut, mund të mos lidhen me gjendjen:

Marramendja

Nervozizmi

Djersitja

Problemet me gjumin

Skuqja e fytyrës

Njolla gjaku në sy.

Leave a Reply