Kurti iu premton kryetarëve të komunave rritje të buxhetit: 200 milionë euro më shumë se sa ka ndarë qeverisja e kaluar

0
193

Sot është mbajtur takimi koordinues në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministrave dhe zëvendësministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të Komunave.

Kryeministri Kurti tha në hapje të takimit se buxheti i komunave për vitin tjetër do të jetë 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë se sa ka ndarë qeverisja e kaluar.

Sipas tij, ky buxhet është dëshmi se komunat e kanë vëmendjen e Qeverisë dhe se do të vazhdojë përkrahja ndaj tyre.

“Para tri jave Komisioni i garanteve mbajti një takim ku miratuar ndarje a granteve për komunar, buxheti i përgjithshëm komunal për vitin tjetër arrijnë 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për kromuat se qeverisja e kaluar. Kjo dëshmon se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror”.

Leave a Reply