Presidentja Osmani u kërkon aleatëve edhe helikopterë

0
454

Presidentja, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentin Joe Biden, qeverinë amerikane dhe popullin amerikan.

“U jemi përjetësisht mirënjohës”, është shprehur Osmani.

Këto komente ajo i bëri në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të ShBA-së me automjete ushtarake të blinduara, të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

“Këto pajisje do të ju ndihmojnë të zgjeroni edhe më tej kapacitetet e juaja duke ndikuar që aftësitë operacionale të rriten dukshëm, si garantuese e paqes në rajon. Këto pajisje do të mundësonë që veprimet në ruajtjen e paqe të shtrihen kudo që kërkohen. Shpresoj që në fazat e ardhshme të kemi edhe helikopterë. Kërkoj ndihmën e aleatëve për t’u pajisur edhe në këtë mënyrë”, është shprehur Osmani.

Në cerëmoni po marrin pjesë përfaqësues vendor e të huaj.

Leave a Reply