Çfarë po ndodh mes Loredanës dhe Yll Limanit? Tregohen shumë të afërt në imazhet e fundit

0
368

Reperja e njohur shqiptare, Loredana, është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes për shkak të postimit të fundit në rrjetet sociale.

Ajo postoi një fotografi ku edhe bëri me dije se është ndarë nga Mozziku, shkruan GazetaBlic.

“Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira. Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akuzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet. Faleminderit për mbështetjen tuaj, dëgjoni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe shikoni albumin tonë në 24 shtator. Do të publikohet vetëm në platformat digjitale. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur të dyve ne gjatë kësaj kohe. Mozzik le të ndahet kjo gjë. Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkeqësisht kjo është jeta e vërtetë.”, shkroi ajo.

Krahas kësaj, Loredana duke se po e kalon mirë këtë periudhë të ndarjes pasi ka filluar edhe pushimet në Greqi.

Mirëo, vëmendjen më të madhe e mori shoqëria e saj me këngëtarin shqiptar, Yll Limanin.

Ajo postoi disa fotografi të të cilat u bënë virale në rrjet, ku filluan edhe aludimet se dyshja janë duke menduar për ndonjë bashkëpunim.

Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar, neve na mbetet të presim.

Leave a Reply