Presidenti kroat: Vuçiqi ma çoi një letër 5 faqëshe, por ne e mbështesim Kosovën në KiE

0
158

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, tha dje se mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia dërguar një letër pesë faqëshe.

“Vuçiq ma ka çuar një letër 5 faqëshe,  por kjo është politika kroate dhe asgjë nuk do të ndryshojë,” u tha Milanoviç  para gazetarëve.

Ai shtoi se Kroacia do të ketë gjithmonë marrëdhënie të mira me shqiptarët.

“Ne do të kemi gjithmonë marrëdhënie miqësore me shqiptarët, pa ambicie për të dëmtuar Serbinë”, ka thënë ndër të tjera Milanoviq.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti të martën raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg, shkruan Reporteri.net.

Votimit i parapriu një debat që zgjati më shumë se dy orë. Shumica e deputetëve që morën fjalën e mbështetën anëtarësimin e Kosovës. Megjithatë, deputetët nga Franca thanë se do të ishte mirë që Kosova të bëjë hapat e parë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe para votimit final të ministrave në maj.

Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratua.

Autorja e raportit për Kosovën, Dora Bakoyannis, që është ish-ministre e Jashtme e Greqisë dhe motra e kryeministrit aktual grek, Kyriakos Mitsotakis, në fillim të debatit tha se gjatë punës së saj, asnjë “gur nuk ka mbetur pa u lëkundur” në përgatitjen e raportit dhe tha se është konfirmuar se, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale, duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj.

Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. /Reporteri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here