“Praktikantet 16-vjeçare në QKMF po kushtëzohen me dreka dhe darka”, Kuqi reagon ndaj asamblistit

0
418

Drejtoresha për Shëndetësi në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, ka reaguar pas deklaratave të asamblistit Bashkim Ndrecaj, i cili tha se po keqpërdoret detyra nga një pjesë e stafit në Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, meqenëse, sipas tij, praktikanteve 16-vjeçare po iu kërkojnë të dalin në dreka dhe darka, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kuqi ka thënë se këto pretendime të asamblistit do të merren me konsideratë të lartë nga ana e saj.

“Pretendimet e asambleistit të pavarur z.Bashkim Ndrecaj sot në mbledhjen e Asamblesë Komunale për keqperdorim te detyres nga ana e stafit nē QKMF-Suharekë do te merren me konsideratë te lartë dhe me pergjegjesi të madhe nga ana ime si Drejtoreshë. Nuk do të lejojmë askend të sfidojë vendin e shenjēt te punës dhe institucionin asnjëher, sidomos JO në këtë situatë kur po ballafaqohemi me pandeminë kur qytetari ka nevoje më së shumti për sherbime mjekësore”, ka shkruar Kuqi.

Ajo ka paralajmëruar se ata që keqpërdorin detyrën do t’i dërgojnë në Komisionin Disiplinor dhe se do t’u japin dënimin e merituar sipas ligjit.

“Të papergjegjëshmit do ti dërgojmë në Komisionin Disiplinor, dhe do të ju japim denimin e merituar sipas ligjit kush do qofshin ata padallim ata qe perbuzin vendin e punēs dhe nuk respektojnë rregullat e punës në Institucion”, ka shkruar Kuqi. /Express

Leave a Reply