Vetëm gjatë ditës së djeshme, Policia ndau hiç më pak se 1852 tiketa për ata që kanë shkelur rregullat në trafik.
Ndryshe, nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik.